Shqipëria do të përballet mbrëmjen e së hënës me Spanjën në ndeshjen e fundit të Euro 2024 për fazën e grupeve. Në prag të këtij takimi, kapiteni Berat Gjimshiti dhe trajneri Sylvinho kanë folur në konferencën për mediat.

Sylvinho: Është shumë emocionuese, Spanja më ka emocionuar, aty janë lindur fëmijët e mi. Të luaj kundër Spanjës është fantastike, është një skuadër fantastike dhe është një ditë që nuk do ta harroj.

Ne kemi kaluar nëpër një grup të vështirë dhe tani kemi përfunduar në “grupin e vdekjes”. Do të tentojmë. Nesër do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë, me lojtarë ndër më të mirët në botë.

E di që Spanja e ka në ADN-në e vet posedimin e topit, ka cilësi në mesin e fushës. Kjo skuadër ka diçka më shumë, sidomos në krah, Ka më shumë cilësi, në krah, lojtarë shume të shpejtë. I kam vëzhguar në muajt e fundit, që kur është hedhur shorti. Lejojnë shumë pak hapësirë dhe janë shumë të organizuar. Mezi presim të luajmë një lojë të mirë kundër Spanjës.

E kam parë me Pablon ndeshjen Itali–Spanjë. Një skuadër që të impresionon, ka një lojë të hapur, por edhe mbrohen shumë mirë. De la Fuente ka bërë një punë të mirë në skuadër dhe kanë vetëm një humbje me Skocinë gjatë eliminatoreve.

Por lojtarët e mi do të dalin në fushë dhe do të japin çdo gjë që munden, vendi ynë është krenar për ne. Jemi të kënaqur, kemi mundësi dhe cilësi dhe do shkojmë në fushë për të luajtur. Nuk është e lehtë të arrish deri tek avantazhi dhe është diçka për të shënuar të parët, por ky është evenimenti i dytë në Europë, po mundohen të tregojnë dhe kjo është diçka që mund t’ju ndodh të gjitha skuadrave. Duhet të ketë faza të mira dhe të këqija.

Ne jemi duke punuar shumë, nëpër detaje të shumta. Ne thjesht shohim lojën tonë, shohim Europianin, më herët kam vëzhguar ndeshje të ndryshme, por tani nuk është e mundur ta bëjmë këtë, synimi ynë është këtu në Europian. 

Unë nuk e kam përmirësuar futbollin shqiptar, por kjo ka të bëjë me punën e zellshme të lojtarëve, ndoshta nuk keni dëgjuar më herët për atë, por e kemi parë në fushë dhe aty hidhen vetëm 11. Ne kemi punuar shumë për të parë se çfarë mund të bëjnë lojtarët në fushën e lojës, në mënyrë që të bëjnë edhe më shumë, që të përmirësohemi dhe të përballemi me kundërshtarin.

Kemi lojtarë shumë të mirë, ka të bëjë me forcën dhe dashurinë që kanë për vendin, jam falenderues për lojtarët që kanë besuar tek ne dhe për të ecur tutje. Pothuajse e kemi gati 11-shen startuese, do kemi një stërvitje nesër do të flasim me lojtarët dhe do të shohim. Spanja mund të luajë me titullarët ose zëvendësuesit, por nuk ndryshon për ne, shfrytëzojmë rastet që do të kemi. Jemi këtu për të luajtur futboll në këtë kompeticion, nuk duhet të shpenzojmë energjinë në ndonjë gjë tjetër përveç Spanjës e cila duhet të jetë ndeshje e përkryer./tvklan.al