Turistët e huaj po qëndrojnë më gjatë në Shqipëri.

Sipas INSTAT, strukturat akomoduese kanë regjistruar një rritje të netë qëndrimeve në muajin mars me 64,3 %.

Për pasojë norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” ka shkuar në 17,3 %, kundrejt 9,6 % që ishte në muajin mars 2023.

Italianët zënë numrin më të lartë të netëqëndrimeve, ndjekur nga shqiptarët e Kosovës, Gjermanët dhe vizitorët e Britanisë së Madhe.

Në muajin e tretë të këtij viti në vendin tonë janë akomoduar 68 mijë pushues të huaj. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit më parë ka një rritje me gati 69%.

Shumica e të huajve janë akomoduar në rajonin qendror, pasuar nga rajoni verior dhe ai jugor.

Tv Klan