Daja: Kam folur me drejtuesit si ta zgjidhim

Partizani nuk ka asnjë fitore në 7 javët e para të kampionatit duke sjellë një krizë tek ekipi. Trajneri Ilir Daja kthehet në stol pas pezullimit me 2 ndeshje nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës duke e pranuar situatën madje edhe një dorëheqje që më pas u refuzua nga klubi.

“Kam kontakuar me drejtuesit për të parë mundësinë e zgjidhjes së situatës. Jam nga ata trajnerë që nuk i shmangem përgjegjësisë dhe ndoshta e vetmja që nuk kam bërë publike ka qenë një dorëheqje. E kemi analizuar çdo gjë në detaj se cila është më e mira e Partizanit”.

Kundërshtari në ndeshjen e së dielës është Kastrioti.

“Kastrioti vjen me një moral pozitiv, pasi ka barazuar me kampionen në fuqi në javën e fundit, por ne presim nga java në javë momentin e kthesës”.

Teuta do të luajë në fushën e Laçit që tashmë drejtohet nga Mirel Josa.

“Është një ndeshje e hapur. Ndryshimi trajnerët i ka bërë të vetën dhe ka fituar 2 ndeshje me radhë, por ne do të luajmë për 3 pikët”.

Kjo është java e tetë e Superiores. Takimet e para do të luhen sot ku spikat derbi Tirana – Dinamo.

Tv Klan