Kryetari i PS Edi Rama është ndalur në qytetin e Lezhës në takimet e radhës me rrjetin e vullnetarëve, ku bëri thirrje për lënien pas të ndasive politike, për t’i dhënë fund sipas tij problemeve të thella sociale që po kalon Shqipëria.

Edi Rama: “Ne nuk do mallkojmë errësirën ku duan të na mbajnë edhe 4 vjet të tjera, sepse për ne nuk ka një Shqipëri të majtë dhe një Shqipëri të djathtë, por një Shqipëri të bashkuar në ëndrrën që 18 vjet më parë i nxori njerëzit në rrugë.”

Duke nënvizuar se problemet e shqiptarëve qëndrojnë të pazgjidhura për shkak të politikës së vjetër, Rama u shpreh se programi i tij synon bashkimin e të gjithë shqiptarëve me shpresën për lënien pas të asaj që ai e përshkroi si periudha e errësirës.

Edi Rama: “Nuk mund të ketë një Shqipëri Europiane që jeton në Tiranë, në një Shqipëri mesjetare që jeton në fshat. Nuk mund të ketë një Shqipëri shqiptarësh e shqiptaresh përpara ushqimeve të përditshme për shkak të çmimeve që rriten çdo ditë në mënyrë marramendëse. Nuk mund të ketë një Shqipëri të integruar në BE në rast se nuk ka një Shqipëri që arrin ti ushqejë normalisht fëmijët e saj njësoj si fëmijët e Europës.”

Më herët kreu i selisë rozë u ndal edhe në qytetin e Laçit./tvklan.al