Ky është momenti kur Policia e Romës ka arrestuar këngëtaren e njohur shqiptare, Elsa Lila. Siç duket nga këto pamjet të publikuara nga mediat italiane, Lila mban të veshur një kapele rozë.

Ditën e sotme në Itali u godit  një grup kriminal shqiptaro-italian që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis. Në total u lëshuan 13 urdhër-arreste. Mediat italiane shkruajnë se Lila kishte rolin llogaritares së grupit kriminal.

Si pjesë e këtij grupi në pranga ka rënë edhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i cili është i përfshirë edhe në një tjetër operacion të zhvilluar në vitin 2015 po për trafik droge.

Gjatë operacionit të policisë italiane u sekuestruan 5 kilogramë kokainë dhe 125 kilogramë kanabis. Ndërkohë anëtarët e grupit kriminal kishin në përdorim disa lokale ku mblidheshin, si dhe disa magazina në bodrume ku mbanin lëndën narkotike./tvklan.al