Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit ishte parashikuar të luhej në stadiumin “Loro Boriçi”, por për çështje siguri u zhvendos në “Elbasan Arena”. Diçka të tillë e pranoi edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ndodhej në Shkodër.

Armand Duka, President i FSHF-së:

Nuk janë arsye sportive, por arsye të organizimit dhe sigurisë.

Kreu i FSHF-së sqaroi se do të ishte më mirë, që takimi të luhej në Shkodër, pasi mbështetja do të ishte më e madhe.

Armand Duka, President i FSHF-së: 

Do të kisha shumë dëshirë që ndeshja të luhej në Shkodër, pasi do të kishim më shumë mbështetje dhe entuziazëm.

Armand Duka i kërkoi falje tifozëve për këtë zhvendosje të detyruar, duke treguar gatishmërinë e Federatës Shqiptare të Futbollit për të ndihmuar tifozët që kanë një biletë./ TV KLAN