Ilaria Salis një aktiviste italiane antifashiste është liruar nga arresti shtëpiak në Budapest pasi u zgjodh në Parlamentin Evropian, që do të thotë se ajo fitoi imunitet nga akuzat në lidhje me një sulm ndaj neo-nazistëve.

Rasti i Ilaria Salis, 39 vjeç, një mësuese nga Monza, ngjalli protesta diplomatike dhe zemërim në Itali pasi ajo u soll në gjykatë në Hungari me zinxhirë , me duar të lidhura me pranga dhe këmbë.

Ajo u arrestua në Budapest në shkurt të vitit të kaluar si pjesëmarrëse në një protestë në krah të një grupi anti-fashistësh që u përleshën me radikalë të djathtë.

Salis u akuzua për tre akuza për tentativë sulmi dhe u akuzua se ishte pjesë e një organizate ekstreme të majtë. Ajo mohoi akuzat, të cilat parashikonin një dënim deri në 11 vjet burg.

Mësuesja 39 vjeçare  fitoi vendin e saj si kandidate me Aleancën e Gjelbërve dhe të Majtë, e cila fitoi rreth 6.8% të votave  në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Pas zgjedhjes së saj si anëtare e Parlamentit Evropian, avokatët e saj kërkuan lirimin e saj bazuar në imunitetin që gëzojnë ligjvënësit e BE-së.  Çështja e ndjeshme politikisht preku marrëdhënien midis kryeministres së djathtë të Italisë Giorgia Meloni dhe homologut të saj hungarez, Viktor Orbán.

Qeveria hungareze mbrojti vazhdimisht trajtimin e saj ndaj aktivistes italiane të mbajtur në burg, pasi imazhet e saj të lidhura me zinxhirë dhe pranga ndezën një mori kritikash.

Klan News