Alen Sherri pritet t’i bashkohet Cagliari. Portieri i Egnatias do të transferohet tek ekipi i Serie A.

Shuma që do të shpenzohet do të jetë 500 mijë euro sipas asaj që shkruajnë mediat italiane. Sky Sport zbulon se Sherri do të jetë portieri i dytë te skuadra nga Sardenja. Për 26-vjeçarin do të jetë përvoja e parë jashtë Shqipërisë.

Cagliari e mbylli sezonin e kaluar në vendin e 16. Sherri është aktivizuar edhe me Vllazninë e Laçin dhe numëron mbi 200 ndeshje në karrierën e tij. Alen Sherri ka luajtur edhe në një miqësore me Kombëtaren A kur trajner ishte Edy Reja dhe ka qenë pjesë disa herë në grumbullim me Kuqezinjtë. Prania e tij në Serie A do të shtojë numrin e futbollistëve shqiptarë në Itali.

Tv Klan