Ansambli popullor do të risjellë sonte në mbrëmje në Tetarin e Operas dhe Baletit, shfaqjen kushtuar ikonës së valleve shqipe, Lili Cingu. E kanë quajtur “Mbretëresha e Valles Shqipe” për të kujtuar kontributin e saj me vlerë në këtë institucion.

Me muzikë dhe valle do të jetë shfaqja e sotme, ku valltarët e rinj të risjellin edhe interpretimet më ikonike të Lili Cingut.

Kur ishte në të gjallë, Lili Cingu, vetë pati menduar të risillte një buqetë të interpretimeve të saj, që do të ngjiste edhe një herë zonjën e valleve në skenë, gjë që u la në gjysmë me vdekjen e saj më 5 Shkurt të këtij viti.

Skena e Tetarit të Operas dhe baletit do të kumbojë sot nga vallet dhe këngët tradicionale, që kanë mrekulluar publikun të huaj edhe në interpretimet dinjitoze jashtë vendit.

Tv Klan