Është padyshim grupi që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi për herë të parë në histori, katër skuadra kanë 3 pikë pas dy ndeshjeve të para. Sllovaki-Rumani është 90 minutëshi i radhës në këtë grup E, me dy skuadrat që aktualisht do ishin pjesë e raundit tjetër të kompeticionit. Skuadra e Francesco Calzona kanë qënë të parët që kanë kaluar në avantazh në 4 ndeshjet e fundit, dy prej të cilëve në këtë turne kanë ardhur në 20 minutëshin e parë të sfidës. Sllovakia synon që të kalojë në raundin tjetër të kompeticionit për herë të dytë në tre paraqitjet e tij në Europian.

Ndërkaq, në krahun tjetër Rumania nuk ka përparuar nga një grup i Euros që nga viti 2000 dhe duhet të shmangë humbjen këtu për të qenë e sigurt se do të kalojë në mesin e 16 skuadrave më të mira. Madje, rumunët mund të marrin edhe kreun e grupit nëse Belgjika dështon kundër Ukrainës. Mungesa e golave ka qenë një karakteristikë edhe në finalet e kaluara të turneut të Euros, me rumunët që kanë dështuar të shënojnë në pesë nga nëntë përballjet e tyre të fundit me vetëm 1 fitore, 3 barazime e 5 humbje. Rumania ka humbur gjithashtu katër nga pesë ndeshjet e mëparshme të finales së Europianit, me përjashtimin e vetëm në 2000 kundër Anglisë, 3-2 duke i çuar në çerekfinale. Përballjen do keni mundësi për ta ndjekur në orën 18:00 në ekranin e TV Klan Plus.

Klan News