Klodian Branko: “Ditën e sotme nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me taks-forcën kundër krimit financiar dhe korrupsionit pranë Prokurorisë Tiranës u finalizua me sukses operacioni i koduar “Qetësia e rreme” për arrestimin e shtetasit Thoman Marina, 51-vjeç lindur në Lushnje dhe banues në Durrës me arsim të lartë me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë për veprën penale të korrupsionit pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike parashikuar nga neni 259 i kodit penal. Nga hetimet paraprake të kryera në metoda speciale të hetimit, ka rezultuar se shtetasi Thoman Marina, me detyre oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës, ka marrë një shumë prej 10 mijë eurosh për një çështje penale që kishte nën hetim. Kjo shumë është marrë për të favorizuar palën në përfundim të hetimit të dosjes penale. Në momentin e arrestimit këtij shtetasi i është sekuestruar edhe shumë prej 10 mijë eurosh”./tvklan.al