Klodian Branko: “Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë me fillime grumbullime të tubuesve më datën 10, 11, 12 dhe 13 nëntor 2008, ka planifikuar dhe ka marrë masa për sigurimin e rendit publik duke bashkëpunuar me gardën e republikës. Në mënyrë të vazhdueshme nga ana e drejtuesve të policisë Tiranës janë marrë takime me organizatorë dhe drejtues të tubimit duke i bërë me dije se tubimi në fjalë bie në kundërshtim me aktet ligjore për të cilat ju është kërkuar respektimi i ligjit për tubime. Rreth orës 23:30, policia ka ndërhyrë për të liruar ambientet publike duke çmontuar çadrën e vendosur në rrugë. Nisur nga deklaratat e bëra në media nga disa politikan ku akuzohen drejtues të policisë për përdorim të dhunës ju bë me dije se gjatë gjithë ndërhyrjes së policisë nuk ka qenë i nevojshëm përdorimi i dhunës, pasi rezistenca e personave të ndodhur në momentet në vendngjarje ka qenë minimale”./tvklan.al