Një hat-trick fantastik i Ademola Lookman siguroi që Bayer Leverkusen të mposhtej nga një skuadër e shkëlqyer si Atalanta në finalen e Ligës së Evropës, ndërsa ecuria e tyre e gjatë e pamposhtur më në fund u ndal. Skuadra e Shabi Alonso pësoi humbjen e parë në 360 ditë.

Atalanta ushtroi presion që në minutat e para dhe në të 12-in erdhi goli i parë.

Leverkusen fali shumë topa në gjysmëfushën e vet duke iu dhënë sërish mundësinë futbollistëve të Atalantas për të rrezikuar.

Lookman shkëlqeu edhe në golin e dytë duke kaluar Granit Xhakën para se të shënonte.

Shfaqja e dobët e Leverkusen u ndëshkua edhe një herë në minutën e 75 teksa Ademola Lookman përfundoi një hat-trick të jashtëzakonshëm.

Për Leverkusenin, ishte hera e parë gjatë gjithë sezonit që pësuan tre gola dhe vetëm hera e dytë që nuk e gjetën rrjetën.

Ndërkohë, Atalanta mori në shtëpi trofeun e parë evropian.

Tv Klan