Përfundon në barazim ndeshja e dytë mes Gjeorgjisë dhe Çekisë. Historike për “kryqtarët” pasi morën pikën e  parë në një kompeticion europian.

Skuadra nga Kaukazi e drejtuar nga Ëilly Sagnol ishte pranë fitores në minutën e 95-të. Çekët ishin hedhur në sulm për të gjetur golin e fitores por gjeorgjianët përfituan për të nisur një kundërsulm duke qenë në superioritet numerik.

Çekët do të pyesin veten se si nuk e kanë kthyer dominimin e tyre në pjesën e dytë në një gol fitoreje. Flirt me golin  patën Lingr dhe Chytil, por portieri i Valencias, Giorgi Mamardashvili, ishte në një ditë të jashtëzakonshme. Me 9 pritje portieri 23-vjeçar shkëlqeu në ndeshjen e sotme.

 Republika Çeke kishte 62 %  posedim dhe 27 goditje në këtë ndeshje. E megjithatë ata shënuan vetëm një herë dhe janë të detyruar të kënaqen me një pikë. Me vetëm një pikë nga dy ndeshje, ata tani kanë nevojë për një rezultat kundër Turqisë në ndeshjen e tyre të fundit në fazën e grupeve për të pasur një shans për kualifikim. Kujtojmë se më minutën e 24-t goli i Hlozek për çekët u anuluan nga VAR për prekje të topit me dorë.


Gjeorgjia: Mamardashvili, Kverkvelia, Kashia, Dvali, Kakabadze, Tsitaishvili, Kochorashvili, Kvicha Kvaratskhelia, Mikautadze, Davitashvili

Republika Çeke: Stanek, Krejci, Hranac, Holes, Coufal, Jurasek, Cerny, Soucek , Provod, Schick dhe Hlozek. 


NDESHJA LIVE

95′ Kundërsulm i gjeorgjianëve. Tre gjeorgjanë dhe vetëm 2 çekë. Sulmuesi Lobjanidze del përballë me portierin por e dërgon topin tek tifozët.

90′ Përfundon koha e rregullt! Jepen 5 minuta shtesë.

89′ Autori i goli të parë të ndeshjes Mikautadze zëvendësohet nga Kvilitaia.

87′ Çekia kërkon një penallti pasi Chytil është shtyrë në tokë nga mbrojtja gjeorgjiane. Por arbitri bën gjestikulacione për të thënë se nuk është penallti dhe loja vazhdon.

84′ Arbitri jep kartona të verdhë për Gvelesiani dhe Mekvabishvili.

83′ Kvaratskhelia dhe Kvirkvelia lënë fushën e lojës. Në vend të tyre Gvelesiani dhe Lobzhanidze

82′ Çekët po bëjnë gjithçka për të fituar. Sevcik dhe Barak zëvendësojnë Jurasek dhe Provod.

82′ Lingr godet por Mamardashvili është sërish i vëmendshëm. Duket se portieri 23-vjeçar po luan ndeshjen e “jetës”.

81′ Soucek merr karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kvaratskhelia.

77’ Tjetër mundësi për çekët. Pas një krosi nga e majta Chytil i merr kohën kapitenit Kashia dhe “zhytet” me kokë duke goditur ultas.  Topi përfundon jashtë dhe rezultati vijon i barabartë.

75′ Gjeorgjia është me të vërtetë duke vuajtur për t’u përballur me “sulmet ajrore” të Çekisë.

71′ Forca dhe përvoja e çekëve ka filluar të ketë një ndikim të madh në lojë.

68′ Patrik Schick lë fushën e lojës i dëmtuar. Në vend të tij hyn Chytil.

67′ Ndalet sfida. Autori i golit të barazimit është në tokë.

66’ Moment në favor të Çekisë. Bluzat e bardha vërshojnë përpara teksa Gjeorgjia mbrohet. Megjithatë çekët gjejnë hapësirë ​​të mjaftueshme për të gjuajtur në portë, e cila prite me lehtësi nga Mamardashvili.

63’ Në përgjigje të golit të barazimit, Gjeorgjia bën një zëvendësim të dyfishtë. Davitashvili dhe Tsitaishvili dalin dhe hyjnë Chakvetadze dhe Lochoshvili

62′ Tjetër goditje këndi nga Coufal. Krejci lëviz bukur duke i dalë i vetëm dhe godet me kokë pro topi shkon ngjitur me shtyllën.

59′ GOL! Goditje këndi dhe Lingr godet me kokë duke i marrë kohën mbrojtësit gjeorgjian. Topi godet shtyllën dhe më pas përplaset në trupin e Schick dhe shkon në rrjetë.

55′ Dalin Hlozek dhe Cerny, në fushë Jurasekdhe Lingr.

52′ Karton i verdhë për Holes, i dyti për çekët në 8 minuta lojë.

49′ Gjeorgjia jep më të mirën në këto minuta të para. Tsitaishvili çon dy krosime të ulëta në zonën e penalltisë çeke. E para bllokohet nga mbrojtja dhe e dyta nga portieri Stanek.

48′ Topi i gjeorgjianëve depërton në zonën e 5- metërshit. I vëmendshëm portieri Stanek.

46′ Në tokë autori i golit Mikautadze. Karton i verdhë për Jurasek.

45+5′ Me lojën e nisur nga pika e bardhë mesit të fushës çekët shkojnë me shpejtësi në portë dhe Schick godet portën por Mamardashvilli bën sërish heroin dhe e dërgon topin në goditje këndi.

45+4′ Mikautadze shënon nga pika e bardhë e 11-metërshit.

47′ Pretendimi i gjeorgjianëve për një prekje të topit me dorë. VAR akordon penallti.

46′ Godtje dënimi dhe topi i del Kashia, i cili ballë për ballë godet por Stranek bën mrekullinë.

44′ Goditje dënimi pë gjeorgjianët. largojnë topin çekët, të cilët po presin këto minuta të fundit dhe janë tërhequr në mbrojtje.

40′ Karton i verdhë dhe për Provod.

38′ Ndërpitet loja. Përplasje në hyrje të zonës gjeorgjiane. Asgjë serioze për lojtarët por arbtiri ndaloi lojën për sigurinë e tyre.

37′ Kashia merr të verdhë për goditjen e pjesës së poshtme të këmbës së Soucek.

36′ Goditja e parë nga këndi për gjerogjianët. Largon Patrick Schick.

29’ Hlozek gjuan drejt Mamardashvilit nga hyrja te zonës. Republika Çeke mbetet përpara. Hlozek ndoshta lojtari më i mirë i çekëve në 30 minutat e para.

27′ Kvaratskhelia driblon disa lojtarë çek pro në fund ndalet dhe çekët nisin nje kundërsulm në krahun e majtë. Pasime gjeometrike nga çekët në afërsi të zonës gjeorgjiane por Cerny është në pozicion jashtë loje.

24′ VAR anulon goline Hlozek për prekje të tpit me dorë.

23′ Hlozek çon topin në rrjetë por gjeorgjanët pretendojnë se ka prekje të topit me dorë.

18′ Kartoni i parë i verdhë, për Coufal për ndërhyrje në dëm të Kvaratskhelia,

15′ Goditje këndi për çekët, por i pasaktë Schick dhe topi del jashtë.

10′ Mekvabishvili merr anën e gabuar të mbrojtësit në zonën çeke dhe rrëzohet duke kërkuar penallti. Por arbitiri gjerman Daniel Siebert sinjalizon vijimin e lojës.

9′ Një goditje me kokë në mbrojtje vjen në zonë nga Schick, gjuajtja e të cilit është bllokuar nga Kvirkvelia.

8′ Cerny pretendon për një penallti kur gjuajtja e tij godet krahun e një mbrojtësi

7′ Loja shkon nga njëra portë në tjetrën. Ka shumë ritëm. Çekët pasi ishin disi të përgjumur në minutat e para kanë marrë në dorë frenat e lojës.

4′ Krosim nga e majta dhe përsëri Hlozek godet me kokë dhe përsëri Mamardashvili largon topin.

3′ Mamardashvili realizon dy pritje të mrekullueshme brenda disa sekondave. Çekët kryen një rivënie anësore. Topi arrin tek Hlozek. Një gjuajtje nga e djathta e Hlozek, gjuajtje e ulët e cila u largua nga Mamardashvili. Topi u rrotullua rreth zonës dhe më pas Mamardashvili u hodh për të larguar goditjen pasuese të Schick.

2′ E ka nisur mjaft mirë Gjeorgjia. Tejet aktivë dhe bëjnë persion lart

1′ Nis ndeshja! Topin e parë e shkelmojnë gjeorgjianët.