Deti ka qenë zgjedhja ideale në këtë vapë përvëluese për shumë qytetarë, që janë dyndur këtë fundjave në plazhet e Adriatikut.

Kjo zgjedhje në këtë të nxehtë afrikan nuk ka qenë ideale vetëm për vendasit, por edhe për turistët e huaj që janë gjendur këto ditë në Shqipëri. Këtë fluks të shtuar e konfirmojnë edhe tur operatorët.

“Ka turistë nga e gjithë bota, është kthyer në dispozicion për shkak të klimës, kushteve gjeografike, shërbimit dhe standardeve”, tha Eduard Xhepa, operator turistik.

Fluks kishte edhe në Tale të Lezhës, ku krahas pushuesve vendas, nuk mungonin as ata nga Kosova.

Një nga objektivat kryesore të sektorit të turizmit në Durrës ka qenë zgjatja e sezonit turistik, i cili tashmë po shkon përtej muajve të verës.

Tv Klan