Thirrjet e Mirlind Dakut pas ndeshjes me Kroacinë do t’i kushtojnë sulmuesit të kombëtares.

Teksa priten masa disiplinore nga UEFA, rregulloret e së cilës nuk lejojnë asnjë thirrje banderolë apo përfshirje në diskriminim racial, Daku do të ndëshkohet edhe nga klubi i tij në Rusi, Rubin Kazan.

Në një komunikatë, dënohet veprimin e tij dhe thuhet se pas kthimit në klub atij do t’i komunikohet ndëshkimi.

“Klubi ynë pranon përgjegjësinë për atë që ndodhi. FC Rubin përfaqëson një ekip shumëkombësh dhe i përmbahet gjithmonë parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar kategorikisht çdo formë diskriminimi dhe fyerjeje për baza kombëtare, fetare apo racore. Pas kthimit në ambientet e klubit, futbollistit do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare”, njoftoi skuadra ruse.

Një ditë pas ndeshjes Daku kërkoi falje në rrjetet sociale, por kjo shërben vetëm për të ulur masën e dënimit.

Tv Klan