Austria mposhti Poloninë me rezultatin 3-1 dhe mbetet në garë për një vend në raundin e të 16-ve në kampionatin europian.

Për skuadrën e Levandovskit dhe shokëve të tij kjo është humbja  e dytë në dy ndeshje në Grupin D dhe ata janë shumë pranë eliminimit.

Në “Olympiastadion” të Berlinit, austriakët e nisën shumë fort dhe e zhbllokuan rezultatin në minutën e 9-të me Trauner.

Polonia u zgjua dhe barazoi në minutën e 30-të me Piatek. Në pjesën e dytë, është ekipi i drejtuar nga Rangnik që dominoi.

Në minutën e 66-të, Baum-gartner mposhti portierin Szczesny. 12 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Shezni i shkaktoi penallti Sabitzer dhe nga pika e bardhë e 11 metërshit, Arnautoviç u tregua i saktë.

Austria festoi në Berlin tri pikët e para në këtë europian. Sfida e fundit e austriakëve do të jetë kundër Holandës, ndërsa polakët do të përballen me Francën.

Klan News