Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në Berlin nga Ministrja e Brendshme Federale e Gjermanisë, Nancy Faeser.

Dy homologët e vunë theksin tek bashkëpunimi mes policive të dy shteteve duke përfshirë operacionet e përbashkëta, por edhe në kuadër të operacioneve me Interpol apo, Europol, në luftën kundër krimit të organizuar, dhe krimeve kibernetike dhe migracionit të paligjshëm.

Duke komentuar praninë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Kampionatin Evropian gjatë takimit u vlerësua edhe sjellja e tifozerisë shqiptare në Gjermani.

Pjesëmarrja e Policisë Shqiptare krah kolegëve gjermanë në garantimin e sigurisë gjatë evropianit ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes dy ministrave të Brendshëm.

Klan News