Në ndeshjen e zhvilluar dje ndaj Gjermanisë, portieri Neuer regjistroi një tjetër rekord në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme.

Gardiani 38-vjeçar regjistroi prezencën e 17-të në kampionate europiane, duke barazuar një tjetër legjendë, Buffon (Statistika vlen për portierët). Në vendin e dytë ndodhen holandezi Edwin Van Der Sar dhe portugezi Rui Patricio me 16 prezenca, në vendin e tretë francezi Hugo Lloris me 15 prezenca.

Me një ndeshje ende në grup, pa llogaritur 1/16, Neuer do të tejkalojë rekordin e Buffon të dielën në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Pas ndeshjes me Hungarinë, Neuer ka folur për mediat gjermane ku ka rithënë se Gjermania është gjithnjë një nga favoritet për të fituar trofeun.

“Ne ishim të vendosur të fitonim ndaj Hungarisë dhe të konfirmonim paraqitjen tonë kundër Skocisë. E dinim se Hungaria do të ishte një kundërshtar i vështirë. Ne ishim dominues dhe e meritonim të fitonim sot. Ju mund të shihnit euforinë në stadium. Jo vetëm tifozët gjermanë, por të gjitha stadiumet janë plot, të gjitha skuadrat kanë shumë tifozë. Ne jemi të lumtur që po e luajmë këtë turne në shtëpi. Gjermania është gjithmonë një nga favoritet. Por tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës kundër kundërshtarit më të vështirë në grup për mendimin tim”, tha Neuer. /tvklan.al