Skuadra e meshkujve mundi Partizanin 71-65 edhe në takimin e dytë, duke siguruar ngjitjen në elitë

Pas 30 vitesh, ekipi i basketbollit të Besëlidhjes do të luajë në Ligën Superiore. Lezhianët fituan edhe ndeshjen e dytë me Partizanin në play-out, duke mos i dhënë mundësi atyre që të kenë një ndeshje shtesë.

Sfida përfundoi me rezultatin 71-65 në favor të Besëlidhjes, duke sjellë suksesin e rëndësishëm ndaj 33 herë kampionëve të Shqipërisë. Për të nderuar ekipin për titullin dhe suksesin e arritur, bashkia Lezhë organizoi një festë nderi e mikpritjeje.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se do të punojë për të ndërtuar një ekip më ambicioz, që të sjellë rezultate edhe më të suksesshme.

“Gjej rastin t’iu uroj të gjithëve ju dhe tju falënderoj për të gjithë kontributin që dhatë duke arritur në Superligë duke arritur objektivat. Do të dizenjojmë një projekt akoma më ambicioz për të ndërtuar një ekip më konkurrues në Superligë, dinjitoz dhe që të prodhojë rezultate shumë të mira”.

Ndërsa trajneri i mallëngjyer tha se ndër sfidat e shumta që ka kaluar, kjo është më e veçanta.

Edhe për basketbollistët ishte një emocion i veçantë që pas 17 vitesh jo vetëm që e rikthyen basketbollin në Lezhë, por do të garojnë në elitën shqiptare.  

Klan News