Shkakton reagime sulmi i kryeministrit në TV

Për herë të parë që në nga shpërthimi i pandemisë, kryeministri italian Xhuzepe Konte ka qenë mjaft i ashpër me opozitën në një fjalim drejtuar qytetarëve. Shkak është bërë kërkesa e opozitës për të aktivizuar mekanizimin e evropian të stabilitetit për të përballuar situatën, por Konte thotë se kjo është e panevojshme për Italinë duke përmendur nominalisht kreun e Lega Nord Mateo Salvini dhe ish-ministren e qeverive të Beluskonit Xhorxhia Meloni si gënjeshtarë.

 “Mekanizmi Europian i stabilitetit ekziston nga 2012. Nuk është vendosur dje apo aprovuar natën e kaluar siç në mënyrë të gënjeshtërt dhe të papërgjegjshme thonë ata që po u përmend edhe emrat, Mateo Salvini dhe Xhorxhia Meloni. Kjo qeveri nuk funksionon në favor të errësirës. Nëse kanë propozime, le të shohin në sy italianët dhe të flasin qartë. Eurogrup nuk ka miratuar asgjë. Kjo është një shpifje”.

Nuk ka vonuar përgjigjja e Mateo Salvinit që thotë se kryeministri Konte nuk u tha përgjigje miliona italianëve që presin ndihmën nga qeveria dhe që deri tani nuk kanë marrë asnjë euro. Sipas kreut të Lega Nord, kryeministri nuk mund të sulmojë dhe fyejë opozitën në një situatë të tillë.

Në të njëjtën linjë ishte dhe ish-ministrja, Meloni që e akuzoi Konten se përdori hapësirën e televizionit publik për të sulmuar opozitën.

Reagime për deklaratat e kryeministrit Konte ka pasur edhe nga mediat dhe gazetarë të njohur në vend.

Tv Klan