Klodian Branko: “Në bashkëpunim me Krimet e Rënda u finalizua me sukses operacioni i koduar “Alberta”. Si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasve Mustafa Gashi, 46-vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë me arsim 8 klasë i pa dënuar më parë. Edmond Kajo, 40-vjeç, lindur e banues në Berat me arsim 8 klasë, i pa dënuar më parë. Marjus Buda, 26-vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë me arsim të lartë, i pa dënuar më parë. Florenc Mezini, 31-vjeç, lindur e banues në Berat me arsim 8 klasë, i pa dënuar më parë. Nertil Fejzullai, 25-vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë. Arrestimet e këtyre shtetasve janë bërë për veprën penale trafik të armëve dhe municioneve ushtarake të kryera në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15 armë zjarri, pistoleta, miniblou e zastava, 120 copë fishekë, 7aparate telefoni celular si dhe 2 automjete”./tvklan.al