Inteligjenca Artificiale çdo ditë edhe më shumë po pushton botën dhe po habit njerëzimin me risitë më të fundit. Studimi i fundit nga Universiteti i Michiganit po përdorin inteligjencën artificiale për të kuptuar lehjen e qenve. Shkencëtarët gjithashtu po mundohen që të kuptojnë nëse AI mund të identifikojë saktë, moshën, gjininë ose racën e gjenit.

“Përparimet në AI mund të përdoren për të revolucionarizuar të kuptuarit e njerëzve me komunikimin e kafshëve. Kërkimi ynë hap një dritare të re se si mund të shfrytëzojmë atë që kemi ndërtuar deri më tani. Në përpunimin e të folurit për të filluar të kuptojmë nuancat e lehjeve të qenve,” tha për BBC një studiuese nga Universiteti i Michigan, Rada Mihalcea.

AI duket se ka mundësi për të hedhur hapa të mëdhenj në kuptimin e hollësishëm të gjuhëve të kafshëve.

Sistemet e fuqizuara nga AI përdoren për të dalluar nuancat në tonin, lartësinë dhe theksin, gjë që mundëson teknologji të tilla si softueri për njohjen e zërit.

Shkencëtarët testuan Inteligjencën Artificiale duke marrë në eksperiment 74 qenë të racave, moshave dhe gjinive të ndryshme. Mesatarisht studiuesit zbuluan se modeli i tyre ishte 70% i saktë në teste të ndryshme.

Pasi qëllimi ishte që me anë të të lehjeve të qenit, duhet të kuptohej nëse ai ishte i mërzitur apo lozonjar. Gjithashtu mund të identifikohej mosha, gjinia dhe raca e qenit.

“Kjo është hera e parë që teknikat e optimizuara për të folurin njerëzor janë ndërtuar për të ndihmuar me dekodimin e komunikimit të kafshëve. Rezultatet tregojnë se modelet që rrjedhin nga të folurit njerëzor mund të shërbejnë si bazë për kuptimin e modeleve akustike të tingujve të tjerë. Siç janë vokalizmat e kafshëve,” shtoi më tej studiuesja Rada. Mihalcea

Studiuesit thonë se gjetjet e tyre mund të kenë “ndikime të rëndësishme” për mirëqenien e kafshëve.

Ata sugjerojnë se kuptimi më i mirë i nuancave të zhurmave të ndryshme që bëjnë kafshët mund të përmirësojë mënyrën se si njerëzit interpretojnë dhe përgjigjen ndaj nevojave të tyre emocionale dhe fizike.

/tvklan.al