Është arrestuar në Tiranë një 49-vjeçar i konsideruar si person me rrezikshmëri shoqërore të lartë.

Bëhet fjalë për një person me iniciale A.M, i lindur në Durrës, por i akuzuar në Spanjë për vrasje.  

Ai u kap në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar ku pritet të ekstradohet drejt shtetit iberik.

“49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022,  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal”, njoftoi policia./tvklan.al