Një rast i kultivimit të bimëve narkotike u godit në Dibër. Për këtë arsye është arrestuar një 36-vjeçar.

“36-vjeçari, brenda një zone të pyllëzuar, kishte  kultivuar dhjetëra bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjete të ndryshme pune që shërbenin në këtë aktivitet kriminal”, njoftoi policia.

Po ashtu janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë, kryeplaku i fshatit Selishtë dhe një specialist pyjesh.

“Gjithashtu, për këtë rast  u referuan materialet në  Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit H.L., kryeplaku i fshatit Selishtë dhe H.K.,  specialisti i pyjeve në këtë fshat. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të bashkëpunëtorëve të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, njoftoi policia./tvklan.al