Edhe merkato e kësaj vere duket se do të jetë një telenovelë për sulmuesin shqiptar të Chelsea Armando Broja.

Megjithëse u konsideruar e kryer dhe në prag të përfundimit, transferimi në formë huazimi te Ipswich Town rrezikon të shembet, duke bërë më të mundshëm qëndrimin e tij tek Chelsea.

Ipswich kishte rënë dakord për një marrëveshje me Chelsea-n që lojtari i kombëtares shqiptare të kalonte sezonin me ta.

Një nga kushtet ishte se skuadra e Kieran McKenna do të blinte kartonin e Brojës për 30 milion Paund nëse do të arrinte të mbijetonte në Premier League këtë sezon.

Por çështja është zvarritur dhe kuptohet se ka një perspektivë serioze që ajo të shembet. The Guardian raporton se ka të bëjë me çështje dokumentacioni që nuk ka lidhje me Chelsea-n.

Asgjë nuk ka marrë fund krejtësisht, por Ipswich besohet të jetë duke parë alternativa të tjera në sulm.

Broja nuk është pjesë e planeve të Enzo Maresca te Chelsea. Klubi është përpjekur të gjejë një blerës për produktin e akademisë.

Everton ka monitoruar situatën dhe mund të lëvizë për Brojën nëse arrin të shesë portugezin Beto ose holandezin Neal Maupay.

Broja është përpjekur të gjejë formën e tij më të mirë që kur u kthye nga një dëmtim serioz në gju Shtatorin e kaluar.

Tv Klan