“Klubet vuajnë për lojtarë rezervë”

Edhe pas javës së 16, Superliga ende nuk ka evidentuar skuadrat që do të garojnë për titull, ato për vendet që marrin pjesë në garat europiane apo edhe skuadrat për mbijetesë. Oshilacionet e ekipeve dhe lëvizja në pozicionet e renditjes solli edhe shkarkimin e disa trajnerëve. Por si shpjegohet kjo situatë? Elvis Sina bën analizën.

“Dëmtimet, kartonët, mungesat e zëvendësuesve në pankinë”.

Ekipi më i konsoliduar duket të jetë Kukësi.

“Presidenti e ka kuptuar që skuadra duhet lënë e qetë”.

Bylisi nuk po i ndahet vendeve të parë duke zhgënjyer skeptikët.

Surprizë përbën edhe Skënderbeu që duket se do të luftojë për mbijetesë, por Sina ka një këshillë për skuadrën e zëmrës që vazhdon të përjetojë fitoren në derbi.

“Duhet të shikojnë përpara. Të mendojnë të fitojnë ndeshjen e radhës”.

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 17. Më pas skuadrat do të shkojnë në pushimin e dimrit dhe Superliga do të nisë në javën e tretë të Janarit.

Tv Klan