Ernest Muçi, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, pas ndeshjes ku Shqipëria u mposht nga Italia.

Fantazisti deklaroi se goli i shpejtë, dha gëzim, por edhe i uli ritmin skuadrës që më pas pësoi dy herë.

I pyetur për aktivizimin, Muçi deklaroi se pret të luajë më shumë në ndeshjet e ardhshme.

“Edhe kur u futëm në nxehmje, u ndjemë si në “Air Albania”. Goli i shpejtë na dha gëzim, por edhe sikur na i uli ritmin. Pësuam dy gola më pas. Jam krenar me çunat, sepse bënë maksimumin sot. Kemi edhe dy ndeshje dhe shpresoj të bëjmë mirë.

Italia është kampionia në fuqi dhe do luash pak mbrapa sepse të sulmojnë. U mbrojtëm pak më shumë sesa duhej në pjesën e parë, në të dytën kishim mundësinë të barazonim.

Për zgjedhjet në fushë vendos trajneri. Normal që pres të luaj më shumë. Të gjithë mezi po prisnim të luanim.”, deklaroi Muçi./ tvklan.al