Këto janë pamjet e plota të kamerave të sigurisë në Gjykatën e Tiranës, ku mjeku Edmond Gashi largohet nga pjesa e pasme për të mos u përballur me gazetarët.

Edmond Gashi, njëri nga mjekët e Onkologjikut që akuzohet se bënte pazar me jetën e pacientëve me kancer, u la në arrest shtëpie sot nga gjykata.

Por pas përfundimit të masës së sigurisë, ai u largua nga gjykata duke dalë nga pjesa e pasme dhe ia futi vrapit për të mos u përballur me pyetjet e gazetarëve.

Këto janë dhe pamjet që tregojnë lëvizjet e tij brenda korridoreve të gjykatës, e më pas kur del nga dera e pasme.

Prokuroria e Tirnaës thotë se Gashi bashkë me 5 kolegët e tij ishin bërë pjesë e një skeme që orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer të merrnin trajtim në spitalin privat, veprimtari për të cilën merrnin edhe vlera monetare.

Alketa Ymeri u la gjithashtu në arrest shtëpie si Gashi, ndërsa pjesa tjetër me masën detyrim paraqitje.

Gjithashtu prokuroria evidentoi se pranë spitalit onkologjik që prej vitit 2021 nuk është vënë në funksion dhe përdorur nga ky spital për pacientët. Nga ana tjetër ajo është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku për shkak të rrezatimeve që emeton pajisja pa iu krijuar kushtet e nevojshme.

/tvklan.al