Klaus Gjasula e konsideron Spanjën si një ndër ekipet favorite në këtë Europian, por thotë se në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Në një prononcim për gazetarin Glend Tafaj, mesfushori i kuqezinjve tha se ndeshja e së hënës kundër Spanjës është më e rëndësishmja si për të, ashtu sikurse edhe për shokët e tjerë të skuadrës.

“Normalisht Spanja është për mua ekipi më i favorizuar, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. E dimë që është e vështirë, edhe e dimë që është një ndeshje historike për ne. Besoj që për çdo lojtar në skuadrën tonë kjo është ndeshja më e rëndësishme, që do ketë dhe ka pasur besoj dhe shpresoj që të na dalë sa më mirë”, tha Gjasula./tvklan.al