Faza e grupeve e Euro 2024 ka evidentuar disa lojtarë të cilët me paraqitjen e tyre kanë regjistruar statistika interesante. Në fakt mund të përzgjidhen 5 lojtarë të tillë. Ylber Ramadani i Shqipërisë ka vrapuar me shumë nga të gjithë. Pas video-analizave të bëra të gjitha ndeshjeve, rezulton se mesfushori i kombëtares shqiptare ka vrapuar gjithsej 37.5 km. Pas tij vijnë Barella i Italisë dhe Soucek i Çekisë, me nga 37.

Ndërsa lojtari që ka regjistruar shpejtësinë më të lartë është Sheshko i Sllovenisë me 35.9 km/h. Pas tij Mihaila i Rumanisë dhe Ndoye i Zvicrës.

Por ka edhe statistika negative. Romelu Lukaku ka kryer 10 goditje në portë, por 7 prej tyre janë përplasur në shtylla. Edhe Mbappe ka kryer 10 goditje, por vetëm 6 kanë qenë në kuadrat. Ousmane Dembele ka marrë vlerësime për driblimet. Lojtari i PSG është e ka specialitetin e vet me 22 të tilla.

E çuditshme, por e vërtetë Gnezda Čerin, është lojtari më i ashpër i fazës së grupeve të Europianit. Në fakt arbitrat në nëntë raste kanë konsideruar faull ndërhyrjet e mesfushorit slloven, por ai është një perfeksionist pasi nuk ka marrë as të kuq as të verdhë.

Tv Klan