Kombëtarja shqiptare, ka mbërritur në stadiumin e Dusseldorfit, aty ku do të luhet ndeshja e fundit e Grupit B, me Spanjën.

Kuqezinjtë e Silvinjos, synojnë një fitore historike, që do i afronte me kalimin për në fazën e 1/16-ave, për herë të parë në histori.

Tifozët kuqezi, janë të shumtë në numër dhe i kalojnë ata të Spanjës. Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet. Strakosha luan në portë, Balliu nga e djathta, Mitaj nga e majta, Gjimshiti e Ajeti në qendër. Në mesfushë, Laçi, Asllani dhe Ramadani. Asani, Broja dhe Bajrami në sulm. Ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan./ tvklan.al