Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Për herë të parë në historinë e tyre 10 vjeçare socialistët e kanë zhvendosur mbledhjen e forumit më të lartë të komitetit të përgjithshëm drejtues në qytetin e Korçës. Afrimi i zgjedhjeve lokale i ka detyruar politikanët tju kthehen autokritikave me synimin e fitores në këto zgjedhje. Madje kryetari Nano ka kërkuar që këtë vit të mbyllet faza 10 vjeçare e tranzicionit. S’kemi zbatuar detyrimet e lojës së ekonomisë së tregut tha Nano duke shtuar se shpesh idetë nuk janë kthyer në projekte konkrete zhvillimi.

Një socialist i korruptuar na dëmton më tepër se çdo i korruptuar tjetër në sytë e opinonit publik tha Nano në fjalën e tij, duke aluduar për largimin e shpejtë nga detyrat politike të ministrave të korruptuar, për të rritur kështu shkallën e besimit tek elektorati, për luftën anti korrupsion.  

Fatos Nano, kryetari i PS:- ”Dua të them se lufta kundër korrupsionit në një kohë që po gjen legjitimitet nuk po arrin të fitoj kredibilitet. Ne socialistët duhet të jemi shumë më të vendosur dhe të mos i diferencojmë të korruptuarit në tanët dhe te tyre. Duhet të jemi të bindur tashmë pas dy vjet qeverisje, se një socialist i korruptuar na demton më tepër se nje çfardo i korruptuar. Një socialist i korruptuar infekton në sytë e opinionit publik krejt strukturën qeveritare dhe partiake që e mori dhe e man në punë atë. Unë mendoj se nuk kemi arritur të fitojmë kredibilitetin e duhur në këtë përpjekje anti korrupsion. Ne kemi të drejtë të revoltohemi se në këtë proces nuk kemi mbeshtetjen e plotë të drejtësisë ku gjithashtu duhet të luftohet korrupsioni. Une ju garantojë se largimet nga detyra politike gjithashtu bejnë efektin e duhur dhe rrisin shkallën e besimit. Jam i prirur të sakrifikoj edhe personalisht diçka nga reputacioni ynë politik, por kurrë dhe në asnjë kusht nuk do të tolerojë që interesat e cilitdo personi të dalin mbi ato të familjes sonë socialiste”.

Duke folur më tej Nano tha se nuk do të tolerontë interesat e cilitdo person që të dalin mbi ato të familjes socialiste.

Ka replikuar ashpër me kryetarin Nano ish-sekretari për integrimin euroatlantik Maqo Lakrori, ai foli për metoda autoritariste në PS, plasaritje të solidaritetit dhe frymë të hakmarrjes. Reagimi i Lakrorit i ka ngjarë deklaratave të reformatorëve në PD.

Deputeti Servet Pëllumbi me tëj kritikoj konceptet e kryetarit Nano për shoqerinë civile. Në mbledhjen e socialistëve në Korçë u diskutua edhe për rregulloren e funksionimit të komitetit të përgjithshëm drejtues, realizimin e ndryshimeve statutore të miratuara në kongresin e tretë si dhe konventen e koalicionit dhe përbërjen e komisoneve partiake të PS. Oponencë e hapur është bërë edhe ndaj drejtësisë për të luftuar korrupsionin, ata që lirojnë kriminelët dhe ata që ngriten piramidat.

Një pikë tjetër e debatueshme që po diskutohet në Korcë është papajtueshmëria e dy mandateve, pra njerëzit me dy funksione shtetërore dhe partiake njëkohësisht, duhet të vendosin për të mbajtur njërin post.Ndërkohë në Qershor pritet të mbahet kongresi i katërt socialistë. /tvklan.al

Gazetari – Vladimir Lame