Sulmuesi hungarez Varga humbi ndenjat në fushë pas një përplasjeje me portierin skocez Gunn gjatë pjesë së dytë të ndeshjes së luajtur në Shtutgart.

Federata e Futbolit e Hungarisë njoftoi BBC Sport se sulmuesi Varga është i vetëdijshëm. Pasi u largua me barelë nga fusha, mjekët e dërguan me urgjencë në spital. Fatmirësiht raportohet se është një gjendje të qëndrueshme nën kontrollin e mjekëve.

Ndërsa futbollistët e Hungarisë nuk harruan t’ia dedikojnë fitoren shokut të tyre.

Përplasja në minutën e 68-të solli ndërprerjen e ndeshjen disa minuta dhe shkaktoi ankth tek stafet e ekipeve në fushë dhe tek tifozët.