Shqipëria do të përballet mbrëmjen e së hënës me Spanjën në ndeshjen e fundit të Euro 2024 për fazën e grupeve. Në prag të këtij takimi, kapiteni Berat Gjimshiti dhe trajneri Silvinjo kanë folur në konferencën për mediat.

“Besoj se të gjitha çunat janë gati për këtë sfidë nesër. Jemi ende në grup dhe kemi mundësi për të kaluar. Do të bëjmë më të mirën nesër për të besdizur Spanjën”.

Nuk ndikon aspak që Spanja do të lerë pushim disa nga titullarët. Edhe ata të stolit janë shumë të mirë. Ne e dimë se kë kemi përballë. Ne nuk besojmë se ata do të luajnë me ekipin e dytë dhe për këtë ka për të qenë më e lehtë. Presim të luajnë njësoj si me ekipin e parë”, tha Gjimshiti.

Për momentin jemi të fokusuar tek ndeshja nesër. Daku ka bërë një gabim dhe ka kërkuar falje. Gjeja më e rëndësishme për ne është përqendrimi në ndeshjen ndaj Spanjës”.

Asgjë nuk është e pamundur në jetë, e kam mësuar gjatë karrierës sime. Ne jemi në këtë grup dhe e kemi merituar të jemi në këtë pozitë dhe besoj se do të paraqitemi mirë ndaj Spanjës. Gjobat e UEFA ndaj Shqipërisë janë çështje e tyre. Nuk dua të flas për politikë. E thashë që jemi të fokusuar vetëm tek ndeshja”, shtoi kapiteni i kuqezinjve./tvklan.al