Sezoni i Granit Xhakës mund të cilësohet si i jashtëzakonshëm. Në vitin e tij të parë me Bayer Leverkusen, mesfushori zviceran e ndihmoi klubin të fitonte një titull historik dhe të arrinte në finalen e Europa League.

Për të konfirmuar ndikimin e tij në klubin gjerman tashmë është edhe certifikimi i CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive) e cila ka hartuar renditjen e lojtarëve me impaktin më të madh në botë të sezonit aktual, në të cilin kapiteni i kombëtares zvicerane është në vendin e dytë të përgjithshëm me 92.3 pikë.

Studimi i CIES u bazua në performancën e lojtarëve individualë në gjashtë aspekte të lojës (mbrojtja në tokë, shpërndarja e topit, driblimet e suksesshme, rastet e krijuara, përfundimi dhe loja ajrore) dhe më i miri në vendin e parë është mesfushori i Manchester Cityt Rodri Hernandez.

Ai është vlerësuar me 98.5 pikë. Menjëherë pas Xhakës vijnë Martin Odegaard (89.9), Florian Ëirtz (89.2), Toni Kroos (89.0) dhe Jude Bellingham (87.9).

Tv Klan