Italia ka dëbuar 4 shtetas të huaj të dyshuar për terrorizëm. Mes tyre janë një 37-vjeçar nga Kosova dhe 39-vjeçar maqedonas, ndërsa dy të tjerët janë një tunizian dhe një francez.

Këta persona mbaheshin mbaheshin prej kohësh nën vëzhgim për aktivitetin e tyre.

39-vjeçari me kombësi maqedonase ishte i dënuar në Siena nën akuzën e dhunës në familje. Ai ishte i dyshuar se i përkiste një organizata paramilitare aktive në konfliktet në Ballkan.

37 -vjeçari nga Kosova, i cili ishte rezident në Bolonja ishte nën monitorim që prej në vitit 2010, pasi kishte marrë pjesë në një konferencë të së ashtuquajturës Unioni i Shqiptarëve myslimanë në Itali.

Po ashtu mediat raportojnë se ishte ndaluar së fundi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Tv Klan