Kokaina dhe ekstazia janë vetëm disa nga drogat që janë gjetur në ujërat rreth Mbretërisë së Bashkuar, sipas shkencëtarëve në Universitetin e Portsmouth dhe Brunel University në Londër.

Shkencëtarët kanë gjetur kokainë në organizmat detarë, kryesisht tek gaforret, te gocat e detit, te algat e detit, te krimbat që jetojnë në sediment.

Studimi në vazhdim përfshiu shkencëtarë qytetarë vullnetarë, të gjithë të shqetësuar për gjendjen e ujit, duke mbledhur qindra mostra nga limanet Chichester dhe Langstone që zbuluan nivele të larta të kimikateve potencialisht të dëmshme në ujë dhe kafshë të egra.

Rob Bailey, notar: Ndalimi i notit më bën të ndihem shumë i trishtuar. Dhe në fakt, e krahasoj në shumë mënyra me sportet e tjera. Pra, nëse do të kishit dikë që hidhte ujëra të zeza në fushën tuaj të kriketit, nuk do të ishit shumë të lumtur, ose në fushën tuaj të futbollit, nuk do të ishit shumë të lumtur, apo jo? Por e njëjta gjë ka ndodhur edhe këtu me aktivitetet tona të notit.

Bailey është një bashkëthemelues i Clean Harbours Partnership, një grup notarësh dhe marinarësh, të cilët u shqetësuan nga një numër në rritje i raporteve të sëmundjeve në zonë.

Ata vendosën të zbulojnë saktësisht se çfarë ka në ujë dhe rreziqet që paraqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, ku rezultatet ishin vërtet tronditëse.

Rob Bailey, notar: Është një perspektivë e frikshme, ndoshta në fakt për fëmijët  të cilët janë shumë më të prekshëm ndaj kësaj gjëje. Pra, për veten time, në fakt tani e kam ndalur notin. I gjithë grupi im që dikur notonim në këto zona tani u shpërbë për shkak të këtij problem kaq serioz.

Në vitin 2021, Southern Water, i cili është përgjegjës për trajtimin e ujërave të zeza në zonë, pranoi më shumë se 50 shkelje të hedhjes së ujërave të zeza të paligjshme në mjedis ndërmjet viteve 2010 dhe 2015. Rastet zbuluan se ishin shkaktuar nga dëmtime të qëllimshme në jetën detare si dhe në organizmin e njeriut  dhe kompania u gjobit një rekord prej 90 milionë paund.

Profesor Alex Ford ka hetuar ndikimin e një tubi të madh të ujërave të zeza në Harborin Langstone të Hampshire , i cili bart mbetjet e rreth 400,000 banorëve të Portsmouth.

Alex Ford, professor në University Of Portsmouth: Këtu jemi në brigjet e Langstone Harbour. Është një vend me interes të veçantë shkencor. Është një zonë e veçantë e ruajtjes sepse ne kemi shumë zogj të mrekullueshëm që mbërrijnë këtu për t’u ushqyer kur janë në migrim. Por problemi me këtë zonë, dhe është një zonë mjaft e urbanizuar, ka një ndikim të madh edhe të ndotjes. Dhe ne mendojmë se ata ndotës po ndikojnë në jetën e egër këtu. Dhe, një pjesë e ndotjes që kemi këtu është nga stuhitë dhe ujërat e zeza por së fundmi edhe nga substance tepër të rrezikshme për organizimin e kafshëve dhe ekosistemin.

Studiuesit thonë se ujërat e zeza të papërpunuara janë vetëm një pjesë e problemit, sepse ajo që njerëzit konsumojnë kalojnë në organizëm që janë kryesisht një mori përbërësish që derdhen në det që mund të kenë një efekt dramatik.

“Ford” shprehet se drogërat në sasi aq të vogla sa nuk do të ishte në gjendje të vriste një krijesë ujore, por droga, veçanërisht kokaina, amfetaminat mund të ndryshojnë sjelljen e tyre.

Alex Ford, profesor në University Of Portsmouth: Epo, këto janë komponime biologjikisht aktive, kështu që ne nuk e dimë ende se çfarë efekti ka mbi to. Ne e dimë për disa nga substancat narkotike që mund të kenë efekte mjaft dramatike. Pra, nëse futni një peshk në kafaz në rrjedhën e poshtme të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, ai do të fillojë të tretet brenda disa javësh. Nëse i jepni një gaforre ose një peshku ilaçet kundër depresionit, ai do të ndryshojë sjelljen e tij ashtu sikurse e ndryshon sjelljen njeriu nëse merr medikamente të tilla.

Sipas shkencëtarëve në disa zona bregdetare të Britanisë së Madhe janë gjetur gjithashtu pilula kontraceptivë dhe ilaçe nga më të ndryshmet.

Ekspertët ngrenë alarmin pasi situata në disa ekosisteme po bëhet e rëndë ndërsa bëjnë thirrje për një hetim të plotë publik mbi veprimet e kompanive të ujit pasi shkarkimet e ujërave të zeza të papërpunuara në lumenj dhe ujërat bregdetare u dyfishuan në nivele rekord në Angli vitin e kaluar.

Të dhënat e agjencisë së mjedisit tregojnë se kishte 3.6 milionë orë derdhje në vitin 2023, krahasuar me 1.8 milionë në 12 muajt e mëparshëm.

Klan News