Miqësoret me Kilin dhe Suedinë do të jenë një test i rëndësishëm për futbollistët që të bindin trajnerin Sylvinho për të qenë jenë pjesë e finaleve të Europianit, ndeshjet e të cilit do të transmetohen në TV Klan.

Rey Manaj rikthyer në Kombëtare pas 2 vitesh dhe Ernest Muçi besojnë se janë gati për të eveniment, por vendimi mbetet në dorë të trajnerit.  

“Të gjithë janë të motivuar se Europiani është një gjë e madhe dhe të gjithë e presin. Për në Europian vendos trajneri, brenda mendjes time mendoj që jam gati për të shkuar atje”, tha Manaj.

“Shpresoj të bëjmë sa më mirë në këto dy miqësore dhe të tregojmë veten që jemi gati për një rol më të madh në Kombëtare”, tha Muçi.

Të dy presin mbështetjen e tifozëve ndaj Kilit më 22 Mars në Parma dhe Suedisë më 25 Mars në Stokholm, takime që do të transmetohen nga TV Klan.

“Besoj se stadium do të mbushet, pasi edhe në Shqipëri kërkesat janë shumë të larta”, tha Manaj.

“Na kanë mbështetur shumë dhe besoj se dhe në këto dy ndeshje do jenë aty për ne”, tha Muçi.

Pasditen e kësaj të henë u zhvillua edhe seanca e parë stërvitore ku morën pjesë 24 lojtarë. Disa prej tyre patën ngarkesë të plotë fizike, ndërsa lojtarët që kanë luajtur dje në kampionatet respektive u stërvitën veçmas.

Qazim Laçi dhe Naser Aliji, të cilët iu bashkuan grumbullimit gjatë mbrëmjes do të marrin pjesë rregullisht në seancën e radhës stërvitore që do të zhvillohet të martën.

Tv Klan