Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 14 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Nis sonte “Euro 2024”, gjithçka live në TV Klan. Gjermani – Skoci do të çelë turneun magjik

Nis mbrëmjen e sotme “Euro 2024”, ngjarja më e rëndësishme sportive në kontinent që do të transmetohet e gjitha ekskluzivisht, LIVE dhe pa pagesë në TV Klan. Pas ceremonisë hapëse, e para që do çelë 51 sfidat do të jetë Gjermani-Skoci.

Shqipëria në prag të sfidës me Italinë. Sylvinho: Sfidë e fortë, por ne do të lufojmë

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër në ndeshjen e parë të Euro 2024 kundër Italisë. Grupi i lojtarëve është i plotë dhe i motivuar për këtë sfidë. Trajneri Silvinjo thotë se sfida është e fortë, por kuqezinjtë do të luftojnë deri në fund.

“Dallgë Kuqezi” në Dortmund, 50 mijë tifozë shqiptarë të pranishëm në stadium

Dallgë tifozësh kuqezi drejt Dortmundit aty ku Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje përballë Italisë. Mbi 50 mijë tifozë shqiptarë pritet të mbushin shkallët e stadiumit, të nisur jo vetëm nga Tirana, por nga e gjithë Europa.

Atmosfera e “Euro 2024” përfshin edhe Tiranën. Dy “Fun Zone” të mëdha për të gjithë tifozët

Emocionet e kampionatit europian përfshijnë edhe Tiranën. Në qendër të saj janë ngritur nga bashkia dy “fan zone” të mëdha për të gjithë tifozët, njëra në Sheshin “Skënderbej” dhe tjera në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Mbrëmja në Klan sjell “Eurozone” me Gent Laskun dhe “Kampionët” me Marina Vjollcën

Në Tv Klan nisin mbrëmjen e sotme edhe një seri programesh dedikuar europianit. Fillimisht “Euro Zone” me Gent Laskun dhe më pas “Kampionët” me Marina Vjollcën ku nuk do të mungojnë lidhjet direkte, lajmet ekskluzive dhe shumë surpriza.

/tvklan.al