Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 29 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 29 Qershor 2024
Euro 2024 | Sot nis faza me eliminim direkt/ Zvicra “trondit” Italinë, Danimarka sfidon Gjermaninë

Nisi faza e Europianit me eliminim direkt, ndeshjet e së cilës do të transmetohen në ekranin e Televizionit Klan. Sfida e parë po luhet ende mes Zvicrës dhe Italisë, ku helvetet janë ne avantazh 1 me 0 . Danimarka do të sfidojë Gjermaninë në orën 21:00.

Asani dhe Asllani, mes 5 futbollistëve që dhanë pasimet më inteligjente në grup

Jasir Asani dhe Kristjan Asllani përfshihen mes 5 futbollistëve që dhanë pasimet më inteligjente gjatë fazës së grupeve. Asani renditet i dyti, pas Dembele te Frances, ndërsa Asllani i pesti pas Simons të Holandës dhe De Bryn të Belgjikës.


Hapet nesër “Thumanë-Kashar”/ Aksi i vetëm rrugor me 130 km në orë

Hapet nesër për automjetet autostrada e kategorisë A Thumanë-Kashar, pjesë e korridorit Blu. Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe në të makinat mund të lëvizin me një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.


Profesionet e lira, a duhet paguar 15%-shi?

Të gjithë profesionistët e lirë do të duhet të paguajnë ende tatimin prej 15 për qind. Gjykata Kushtetuese thotë se ligji është ende në fuqi dhe se ai do te humbase fuqinë kur vendimi i saj të botohet në Fletoren Zyrtare.


Arrestohet “Niçja” i Shijakut/ Astrit Avdyli përgatiti atentatin ndaj Durim Bamit

Arrestohet nga forcat “RENEA” kreu i bandës së Shijakut. I njohur ndryshe edhe si “Niçja” i Shijakut, Astrit Avdylaj ishte shpallur në kërkim me kërkesë të SPAK për sigurim të kushteve për vrasjen e Durim Bamit.


36.6 % e shqiptarëve janë beqarë/ INSTAT: Dominojnë meshkujt

Rreth 37 për qind e popullsisë në Shqipëri është e pamartuar. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara një ditë më parë nga INSTAT, mbi 58 për qind e numrit të beqarëve e përbëjnë meshkujt.

/tvklan.al