Temperaturat e larta i kanë marrë jetën të paktën 550 besimtarve në pelegrinazhin e Haxhit të këtij viti në Mekë.

Shumica e viktimave janë egjiptianë saktësisht 323 pelegrinë ndërsa ka edhe jordanezë të paktën 60 të tillë. Ministria saudite e Shëndetësisë tha se në spitalet e Mekës dhe qyteteve përreth u trajtuan të paktën 2 mijë pelegrinë.

Autoritetet saudite i kishin këshilluar besimtarët të përdorin çadra, të konsumonin shumë ujë dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës ku temperaturat më ekstreme u shënuan të hënën ku termometri shënoi 51.8 gradë Celsius.

Në pelegrinazhin e Haxhit këtë vit morën pjesë rreth 1.8 milionë besimtarë, shumica dërrmuese prej tyre të huaj. Haxhi, është një nga pesë shtyllat e fesë Islame dhe besimtarët që kanë mundësi duhet ta paktën një herë në jetën e tyre.

Klan News