Fatos Nano dhe Ilir Meta ne Konferencen e Partise Socialiste në Durrës. Konferenca e sotme në qytetin bregdetar pritej të ishte momenti decisiv i ashpërsimit të luftës mes Nanos dhe rivalit të tij Majko. Por nuk ka ndodhur ashtu. Për 5 orë rresht Nanos dhe Metës nuk i është dhënë e drejta për të folur pasi delegatët durrsakë menduan të flisnin vetë më parë. Madje dëshira për të folur të gjithë na sjell dhe disa momente nervozismi në sallë mes vetë durrsakëve që u shua nga vetë të deleguarit e qendrës.

Në ndryshim nga konferencat e tjera ku Nano ka qënë tepër i ashpër me Majkon dhe qeverinë e tij, sot Nano ka treguar vetëm atë çka bëri Qeveria Majko dhe atë çka duhet bërë dhe tani.

Nuk mund të mos ndalem në arrtjen e madhe dhe kapërcimin e madh që siguroi partia progresiste e këtij koalicioni në trajtimin dhe zgjidhjen vendimtare të çeshtjes së Kosovës duke e zbritur atë në terrenin konkret të angazhimeve të Komunitetit Euroatlantik. “-tha Nano

Duhet punuar të rivendosim rendin dhe të ngrejmë ekonominë tha Nano. Sot Nano nuk e ka përmendur qoftë dhe një herë emrin e Majkos por gjithsesi nuk la pa përmendur se mund të bëjë me shumë nga qeveria që ai drejton. Zëvëndës Kryeministri Meta ka folur për ato çka është arritur në këto dy vjet dhe kërkoi që çdo zemërim mes socialistëve të lihej pas.

Prandaj duhet të gjejmë kurajë të gjithë për tu ngritur mbi pakënaqësitë personale, mbi problemet personale, mbi historitë e së kaluarës dhe të tregojmë që jemi të përgjegjshëm, të tregojmë që e meritojmë të qeverisim këtë vend dhe të tregojmë se do ta qeverisim në të ardhmën më mirë se deri tani.” –tha Meta

Konferenca e Durrësit ka arritur atë çka nuk u bë për muaj me radhë. Nano shtrëngon duart me Metën, propozohet të lihen pas grindjet mes llojit dhe të bashkuar të shkojnë jo vetëm drejt Kongresit por dhe në zgjedhjet lokale. Ndërkohë po sot socialistët janë mbledhur në konferencën e tyre në Vlorë ku të deleguarit ishin Malaj, Brokaj dhe mungonte kryeministri Majko që u nis sot për në SHBA./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj