Policia finalizon me sukses një tjetër aksion për goditjen e grupeve kriminale dhe trafiqeve të pa ligjshme. 5 persona të dyshuar si pjesëtarë të një rritje të trafiku të armëve, janë arrestuar mbrëmjen e djeshme gjatë kohës që po shkëmbenin armë dhe municione. Kapja e tyre u bë e mundur sa e një operacioni të mirë-organizuar të koduar “Alberta”.

Klodian Branko: “Si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasve, Mustafa Gashi, 46-vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë me arsim 8 klasë i pa dënuar më parë. Edmond Kajo, 40-vjeç, lindur e banues në Berat me arsim 8 klasë, i pa dënuar më parë. Marjus Buda, 26-vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë me arsim të lartë, i pa dënuar më parë. Florenc Mezini, 31-vjeç, lindur e banues në Berat me arsim 8 klasë, i pa dënuar më parë. Nertil Fejzullai, 25-vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 pistoleta miniblou dhe saztava, 120 copë fishekë, 7 aparate telefoni celular si dhe 2 automjete. Nga hetimet paraprake dyshohet se personat e më sipërm kanë kryer trafik armësh në kohë dhe vende të ndryshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin./tvklan.al