Ky është momenti kur 24-vjeçari, Eduart Buçeza plagoset në këmbë me armë zjarri nga djali i xhaxhait të tij, Iliri, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

Klan News ka siguruar pamjet e kamerave ku siç mund të shihet 24-vjeçari qëllohet nga i afërmi tij vetëm pak sekonda pasi parkon makinën në oborrin e banesës në fshatin Shënavlash.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:38 të mbrëmjes së të martës, me Ilir Buçezës që mbërrin në vendngjarje me makinë fill pas djalit të xhaxhait.

Me pistoletë në duar ai afrohet tek makina e të afërmit të tij, thërret Eduart Buçezën dhe më pas e qëllon dy herë me pistoletë në këmbë.

Pasi e ka lënë të plagosur Ilir Buçeza, 33 vjeç, largohet qetësisht me makinën e tij që e kishte parkuar në pjesën e jashtme të oborrit të kushëririt.

Ky fundit shkoi vetë në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy kushërinjëve.

Klan News