Të 27 shtetet e Bashkimit Evropian kanë miratuar zyrtarisht nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Ky vendim i ambasadoreve do të ratifikohet nga ministrat e jashtëm të martën e ardhshme.

Belgjika, e cila aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian, tha se vendet anëtare ranë dakord për një kornizë negociuese me të dyja shtetet ish-komuniste.

Procesi i anëtarësimit që nga fillimi i negociatave me Ukrainën dhe fqinjin e saj Moldavinë deri në anëtarësimin e tyre në BE mund të zgjasë shumë vite.

Për Kosovën ka pak gjasa që në mbledhjen e ministrave të jashtëm të hiqen plotësisht masat ndëshkuese të vendosura nga ana e BE-së.

Klan News