Deklaratat e mitropolitit të kishës ortodokse serbe të Malit të Zi, Amfillohie Radovic, të bëra të shtunën në Shkodër, janë komentuar nga historiani dhe politikani Sabri Godo, si gënjeshtra dhe vetë përfaqësuesin e kishës si mbështetës së ideologjisë së Serbisë së Madhe. I pyetur në lidhje me ketë vizitë të pazakontë dhe qëllimin e saj, Godo nuk heziton të thotë se persona të tillë duhet të shpallen të padëshiruar.

Sabri Godo: “Ky kryepeshkop vjen nga kohët e shkuara dhe është një përfaqësues i sotëm i ideologjisë së vjetër të Serbisë së Madhe. Serbët janë të lirë të vijnë në Shqipëri, po kur vijnë njerëz si ky kryepeshkopi për të bërë haptas një propagandrad raciste, fashiste, shoviniste atëherë shteti shqiptarë mund edhe t’i kufizojë si persona të padëshiruar dhe që prishin marrëdhëniet ndërmjet popujve, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Kshuqë nuk e di si u leju që erdhi, e u bëri disa ceremoni e tjera, e tjera. Nuk ka gjë deri këtu, po duhet të kemi mendjen për herë tjetër”.

Deklaratën e mitropolitit për serbe të rënë për liri në Shqipëri, Godo e quan si keqinterpretim me dashje të historisë.

Sabri Godo: “Them që është një njeri krejt i padëshiruar. Ai shpik një gënjeshtër të madhe, kur thotë se ushtria serbe hyri këtu për të çliruar Shqipërinë. Ishte shpallur shtet i pavarur shqiptarë, bëhet fjalë për një ngjarje pas 9012 dhe qëllimi i vetëm i tyre i Beogradit, i ushtrisë serbe dhe çetave çetnike që hynë në veri dhe nuk lanë mizori pa bërë, ishte aneksimi i Shqipërisë nga Shkumbini e lart. Ishte një plan i qartë i tyre që konsideroheshin si pjesë e aleancës fitimtare që mundi austro-hungarinë, ishte përfshirë dhe Turqia në luftë dhe thanë që ishte rasti më i mirë për ta, që të realizonin ëndrrën e vjetër të dalë në Shkodër, mund të gjenden gjurma të varreve të tyre, por ne nuk mund të hapim varreza në çdo fshat që kanë shkelur, ata kanë plaçkitur, kanë djegur, kanë vrarë gratë e fëmijët. Sepse do të na duhej të mbulonim Shqipërinë me varre”.

Mitropoliti i kishës ortodokse serbe Amfillohie Radovic, i njohur si kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës, vizitojë të shtunën varret e ushtarëve serbë në Bardhaj të Shkodrës ku tha se ata kanë rënë krah shqiptarëve duke luftuar osmanët apo luftën nazifashiste./tvklan.al

Operator: Klodian Keçi