Bashkë me sezonin e plazhit në Lezhë, kanë nisur edhe kontrollet e parametrave të sigurisë në bizneset që operojnë në bregdet.

Këtë bën të ditur Kryebashkiaku Pjerin Ndreu në një takim me vrojtuesit e plazhit.

“Stacionet e plazhit do kontrollohen një për një, edhe për kufirin e sigurisë në det edhe për vrojtuesit e plazhit.”

Për stacionet që janë pa vrojtues plazhi, do të ketë heqje të licencës së shfrytëzimit të plazhit.

“Do të bllokohen derisa të plotësojnë parametrat e sigurisë, tolerancë 0.”

Në Lezhë ka rreth 200 vrojtues plazhi të licencuar, mirëpo një pjesë e tyre nuk janë të punësuar.

“Rreth 120 prej tyre janë aktiv. Janë stacionet e reja që kanë nevojë për vrojtues.”

Në të gjithë vendin ka rreth 1700 vrjtues plazhi të licencuar dhe certifikuar.

Tv Klan