Gareth Southgate ka pasur shumë kritika gjatë këtij turneu. Me Anglinë e cilësuar si një nga favoritet, skuadra e drejtuar nga trajneri 53-vjeçar nuk ka pati një rrugëtim të lehtë deri në finale. Pavarësisht kësaj të dielën përballen me Spanjën. Kjo është finalja e dytë e Tre Luanëve në një europian dhe kanë shkuar gjithsej tri herë në finale të një turneu të rëndësishëm.

Fillimisht më 1966 ku dhe fituan Kupën e Botës. Për herë të dytë në histori, dhe për herë të parë në një kampionat europian ndodhi në Euro 2020. Ishte Gareth Southgate trajneri i skuadrës së humbi përballe Italisë pas gjuajtjeve të penalltive.

Me gjithë famën si ish-lojtar, dhe tashmë si trajneri i Tre Luanëve, pak flitet për familjen e tij. 

Gareth u njoh me bashkëshorten aktuale Alison Bird në fund të viteve 80-të kur ishte një lojtar i ri tek Crystal Palace. Alison punonte atëherë në një butik veshjesh, por duke qenë një person aspak mediatik, nuk dihet a vijon të punojë në të njëjtën industri.

Southgatë më 2003 gjatë një interviste foli për takimin me Alison dhe pasi disa vitesh lidhjeje u martuan në korrik të 1997 në Crawley, afër vendit ku Gareth është rritur.

Mia po bëhet një yll mode në Instagram

Çifti ka dy fëmijë, Mia, 24 vjeç dhe Flynn, 20 vjeç. Ata jetojnë në Harrogate, Yorkshire dhe kanë disa pronave në zonën përreth.

Flynn nuk ka ndjekur rrugën e të atit. Ai është më i interesuar rreth ligjeve dhe politikës

Alison nuk e pëlqen futbollin, sipas babait të Gareth. Por pavarësisht kësaj ajo shkon shpesh në Wembley për të parë skuadrën angleze të drejtuar nga bashkëshorti i saj.

/tvklan.al