Trajneri Sylvinho pritet që t’i besojë skemës së tij të preferuar për përballjen me Italinë, 4-3-3. Në portë titullar i përzgjedhuri është Berisha.

Prapavija nga e majta në të djathtë do të përbëhet nga Mitaj; Ajeti; Gjimshiti dhe Hysaj. Në mesfushë të zakonshmit Asllani dhe Ramadani, ndërsa Bajrami do të pozicionohet pak më i avancuar.

Ndërsa në ofesnivë nga minuta e parë pritet ta nisë Broja, me Asanin dhe Seferin nga krahët. Ndërsa tekniku i Italisë, Luçiano Spalletti pritet ta rreshtojë ekipin me modulin 4-2-3-1.

Me Donnarumma në portë, mbrojtja do të përbëhet nga Di Lorenzo e Dimarco nga krahët, kurse Bastoni-Calafiori në qendër.

Barella e Jorginho pritet të rreshtohen në mesfushë, ndërsa më të avancuar Chiesa, Frattesi e Pellegrini, për të mbështetur Scamacca.

Klan News